
Pas Zlatan Ibrahimovich, do të jetë djali i tij Maximilian i cili do të tentojë të vijojë hapat e babait.
17 vjeçari do të jetë pjesë e Milan Futuro, ekip pjesëmarrës në kategorinë C të Italisë.
Roli i tij është ai i ekstremit, lojtar që në sezonin e shkuar shënoi 3 gola në 30 sfidat me ‘’ Djallin ‘’.
Duhet kujtuar se i famshmi ‘’ Ibra ‘’ është pjesë e direktivës së shtatë herë kampionëve të Champions Leagues, të cilët do të startojnë një tjetër sezon, por me një trainer të ri si Paulo Fonseca.

Një tjetër prioritet për ish golashënuesin është edhe transferimi i Alvaro Moratas në ‘’ San Siro ‘’, një sulmues tejet cilësor, i cili e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe parashikohet se do të jetë pjesë e kësaj skuadre në ditët vijuese.
Në sezonin pasardhës, italianët do të tentojnë të ndryshojnë historinë në çdo kompeticion, pasi mbajnë një eksperiencë të madhe mbi supe dhe sigurisht po formojnë një skuadër tejet kompetitive.



