Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Ekuador

Barcelona ‘’ peshkon ‘’ në Ekuador

Si në çdo merkato tjetër, drejtuesit e Barcelonës i kanë kaluar kufinjtë duke qenë se Amerika e Jugut është shquar gjithmonë për prodhimin e talentëve, të cilët në të kaluarën kanë lënë gjurmë në kontinentin e vjetër. Këtë herë ‘’ Blaugranët ‘’ kanë zgjedhur Ekuadorin , konkretisht Liga de Quiton, me të cilën aktivizohet Oscar Zambrano. Gjatë Botërorit U 20 , të cilin e fitoi Uruguay, kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ u eleminua në fazën e 1/8-tave por gjithsesi mesfushori impresionoi me rendimentin në fushën e lojës dhe tanimë , sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , spanjollët kanë nisur negociatat me ekuadorianët. Sigurisht 19 vjeçari nuk do ti bashkohej menjëherë skuadrës së parë por do të aktivizohej me akademinë ose një opsion tjetër do të ishte huazimi. Pas Moises Caicedos , i pretenduar nga disa klube me emër , Oscar Zambrano konsiderohet një ndër lojtarët e të ardhmes në këtë shtet dhe transferimi në Europë do të rikonfirmonte vlerat e padiskutueshme të lojtarit nga Santo Domingo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy