
Pietro Pellegri është larguar nga Milani. Aventura e sulmuesit italian te kuqezinjtë nga zgjatur vetëm 6 muaj.
I afruar nga Monaco në huazim, drejtuesit e “Djallit” kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e lojtarit dhe e kanë larguar.
Megjithatë Pellegri nuk ka vonuar shumë për të gjetur ekipin e ri. 20-vjeçari do të vazhdojë karrierën te Torino në huazim 6 muaj me mundësi blerje në fund të sezonit.



