
Përfaqësuesja e Kosovës, do të përballet me Rumaninë këtë të premte, në ndeshjen kualifikuese për Europianin. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Kosovës, Alain Giresse. Ky i fundit deklaroi se do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme, pasi përballë do të jetë kundërshtari kryesor i grupit. Gjithashtu Giresse deklaroi se pavarësisht rëndësisë që ka ndeshje, përsëri lojtarët nuk duhet të vihen në presion. “Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final. Kemi dy lojtarë me probleme fizike, njëri është jashtë zyrtarisht, tjetri ende nuk është mungesë e sigurt. Zhegrova ndoshta edhe mund të luajë. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Pse s’i kemi zëvendësuar? Jemi në një periudhë pushimesh, nuk mund të marrim lojtarë të tjerë që janë me pushime në këtë moment. Nëse lojtarët e mesfushës nuk kanë pasur shumë minuta, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur rregullisht. Do të tentojmë të përgatitemi sa më mirë dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje.”, tha Giresse.



