
Vllaznia do të përballet ditën e shtunë me Egnatian në shtëpi, në atë që do të jetë edhe sfida debutuese për trajnerin Mirel Josa.
Shkodranët janë të detyruar të fitojnë këtë sfidë për të shpresuar te kualifikimi në Europë nga kampionati.
Për këtë përballje, trajneri Josa do të ketë një mungesë të rëndësisshme, siç është Djurdevic. Ky i fundit vuan nga dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin me Egnatian.



