
Pas fitimit të La Ligas dhe Superkupës së Spanjës , menjëherë drejtuesit e Barcelonës janë fokusuar totalisht tek merkatoja e verës dhe kanë deklaruar objektivin e rradhës .
Joshua Kimmich është bërë pjesë e planeve të Xavi Hernandezit , lojtar të cilit sipas ‘ Mundodeportivos ‘ i skadon kontrata në 30 qershorin e 2025-sës .
Numri një i stolit e vlerëson gjermanin për arsye se ka rezultuar efektiv sidomos në prapavijë , pozicion i cili siç dihet nuk ka funksionuar ashtu siç duhet në vitet e fundit ,pavarësisht sukseseve të ‘’ Blaugranëve ‘’ .
Mendohet se ky akord mund të finalizohet për shifrën e 60 milionë eurove dhe një ndër avantazhet e 28 vjeçarit është se mund të aktiviziohet në shumë pozicione dhe për më tepër mënyra e lojës është e ngjashme me atë të Barcelonës.
Pavarësisht trofeve të fituar qartazi kuptohet se spanjollët kanë nevojë për një ndryshim rrënjësor në disa reparte, objektivi i të cilëve është natyrisht vijimi i kësaj rruge dhe pasurimi i vitrinës me të tjerë trofe në të ardhmen.



