Kalvin Phillips në radarët e Manchester United

Kalvin Phillips në radarët e Manchester United

Mbërritja e Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’ nënkupton fillimin e një revolucioni tek Manchester United me anë të cilit anglezët do të tentojnë të rikuperojnë identitetin e humbur në vitet e fundit .

Hollandezi filloi ti ngjisë shkallët e suksesit tek Ajax Amsterdami dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ e tentuan deri në momentin e fundit firmosjen me numrin një të pankines .

Puna ka filluar detyrimisht pas një sezoni për tu harruar dhe objektivave i është bashkuar mesfushori i Leeds United Kalvin Phillips. 

25 vjeçari ka arritur të bëhet protagonist nën drejtimin e Marcelo Bielsas duke fituar me  meritë një vend në kombetarën e ‘’ Tre Luanëve ‘’ dhe  evidentuar kështu se është një element shumë cilësor të cilit  20 herë kampionët e Premier Leagues menjëherë i kanë trokitur në derë .  

Sipas ‘ Daily Mirror ‘’ , Kalvin Phillips mbetet një ndër të  preferuarit e Erik Ten Hag për mesfushën në të cilën do të kishte një rol të privilegjuari dhe bashkpuntorë cilësorë si pershembull Bruno Fernandez, Fred , etj.

Gjatë këtij sezoni , fatkeqësisht anglezi ka pësuar një dëmtim i cili ka evituar shpalosjen e potencialit por interesi i Manchester United tregon vlerat e tij  dhe për ‘’ The Whites ‘’ do të jetë një periudhë determinante pavarësisht se është asi nën mëngë i Marcelo Bielsas . 

18 sfida të ndara këto në  1445 minuta lojë kanë dhënë për të kuptuar se do të jetë një merkato shumë e rëndësishme  për një nxënës shembullor të argjentinasit dhe Leedsi mund ta vlerësojë shitjen e Kalvin Phillips sepse Manchester United mund ti tundojë anglezët  me ofertën e tyre dhe ti garantojë një të ardhme ndryshe në  ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Dalja nga kriza sigurisht do të ketë si kryefjalë transferimet e bujshme dhe menaxhimin e duhur nga Erik Ten Hag për të cilin referencat s’kanë nevojë për koment dhe mbetet për tu parë se c’do të bëjë gjatë sezonit vijues me këtë Manchester United që domosdosmërisht duhet të dalë nga gropa e thellë në të cilën ka rënë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy