Tetova: Fitorja na kënaq, pjesën e dytë e kërkova unë në ekuilibër

Tetova: Fitorja na kënaq, pjesën e dytë e kërkova unë në ekuilibër

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Kukësit.

Tetova tha se kundërshtari ra në grackën e rrogozhinasve, ndërsa shtoi se tërheqja në pjesën e dytë, ishte me kërkesë të tij.

Ishte një ndeshje që ne e menaxhuam mirë që në fillim. Me atë që dhanë çunat mendoj se ishte rezultat i mirë dhe që na kënaq. Nuk ishte 100% ajo lojë që ne bëjmë gjithmonë. Një pjesë e parë me lojë të mirë, ndërsa pjesa e dytë ishte me më shumë ekuilibër, diçka që e kërkova unë.

Jo për “Final Four”, por po përgatis ekipin për kundërshtarin e radhës. Sot e mbajta ekipin 70 metra dhe poshtë pasi Kukësi kërkonte 3 pikëshin edhe sot si në dy ndeshjet e fundit. Kjo e bëri që Kukësi të binte në grackën tonë.

Duhet të kenë kujdes pasi jemi pjesë e kampionatit si gjithë ekipet e tjera. Kemi kaluar oshilacione, por edhe siç kemi qenë prodhues kemi pasur edhe ndeshje me pikë edhe pa pikë. Ideja është që ekipi duhet të prodhojë përsëri. Nëse nuk e çoj ekipin drejt saj, për mua është problem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy