Paratë për blerjen e Milanit vijnë nga fonde “off shore” në ishujt Virxhin

Paratë për blerjen e Milanit vijnë nga fonde “off shore” në ishujt Virxhin

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat për blerjen e skuadrës së Milanit e cila tani po shndërrohet në një telenovelë.

Në fillim vonesa në derdhjen e fondeve që të dy palët kishin rënë dakort nga ana e kinezëve, e tani është origjina e parave.

Kësti i dytë i derdhur për llogari të kompanisë së Berlusconit, e si rrjedhojë të Milanit “Rossoneri Sport Investment”, shuma prej 100 mln eurosh, vjen nga një fond me bazë në bankat e ishujve Virxhin.

Kjo ka dalë në dritë nga një dosje konfidenciale prej 33 faqesh. Aty lexohet se fondi “Willy Shine International” ka qenë burimi, nga i cili më pas është financuar dhe pjesa e dytë e operacionit financiar për aksionet e klubit të futbollit italian.

Negociatat për shitjen e Milanit ishin zvarritur disa herë dhe, vetëm pas presioneve të aksionerëve italianë, u bë i mundur finalizimi i marrëveshjes që kalon 99.93% të skuadrës kuqezi te kinezët, brenda 3 marsit të këtij viti.

Në një manovër të diskutueshme financiare, që nuk e zbulon burimin e vërtetë të parave nga kompanitë “off shore” dhe në vende që konsiderohen parajsa fiskale, biznesmenët kinezë duhet të paguajnë edhe 320 milionë euro për blerjen finale.

Ishujt Virxhin nuk janë subjekt i detyrimeve fiskale të qeverisë kineze mbi eksportimin e kapitaleve, kështu që blerja e Milanit thjeshtësohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy