
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Bylisit dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 31-të në Kategorinë e Parë.
Pas 45 minutave, vlonjatët kryesojnë 2-1. Batha zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të me një supergol, ndërsa në minutën e 22-të, portieri Teqja u ndëshkua me të kuq, duke lënë Flamurtarin me 10 lojtarë.
Pas faullit, Bylis ia doli të barazojë shifrat në Ruçin në minutën e 27-të. Megjithatë, miqtë ia dolën të rikthehen në avantazh, falë golit të Podrimcakut në minutën e 30-të.



