Real Madrid, opsion tek Wolfsburgu për mbrojtjen

Real Madrid, opsion tek Wolfsburgu për mbrojtjen

Ofensiva e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me përforcimin e prapavijës vijon. 

‘’ Galaktikët ‘’ kanë patur në sezon me shumë luhatje në këtë aspekt, të cilët po japin maksimumin për të gjetur zgjidhet e duhura. 

Konstantinos Koulierakis është bërë pjesë e listës së kryeqytetasve të cilët natyrisht do të jenë një ndër protagonistët e kësaj merkatoje.

 22 vjeçari ka bërë paraqitje të një niveli impresionues dhe mund të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për afro 30 milionë euro.

 Florentino Perezin e pret një sfidë jo e lehtë duke qenë se është i ndërgjegjshëm se tek ‘’ Los Blancos ‘’ duhen ndërhyrje emergjente. 

Për më tepër rënia e Wolfsburgut pas shumë kohësh në kategorinë e dytë pritet të ndikojë në vendimarrjen e disa lojtarëve. 

Në rastin konkret interesi i Real Madridit përbën një vlerësim dhe avantazh për karrierën e grekut, kontrata e të cilit me Wolfsburgun skadon në 2029-tën. 

Kalimi nga Paoku tek gjermanët e ndihmoi të tregonte rëndësinë e tij dhe tashmë sakrificat i janë shpërblyer maksimalisht duke qenë se flitet për ‘’ Los Merengues ‘’, një ndër klubet më të suksesshëm dhe të fuqishëm në aspektin ekonomik. 

Krerët e ish kampionëve të Champions Leagues kërkojnë lojtarë të rinj, të cilët do të mund ti përfaqësojnë në të ardhmen e afërt denjësisht në të gjitha kompeticionet. 

Situata e Wolfsburgut është tejet e komplikuar, fakt i cili mund t’ia lehtësojë largimin nga ‘’ Volswagen- Arena ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy