
Tammy Abraham do të jetë zëvendësuesi i Edin Dzekos te Roma. Sulmuesi boshnjak u largua nga verdhekuqtë, për të kaluar te Interi, ndërsa drejtuesit kryeqytetas nuk kanë vonuar për të gjetur zëvendësuesin.
Roma do të paguajë 45 milionë euro për kartonin e anglezit, ndërsa Chelsea ka ruajtur të drejtën e riblerjes për më vonë. Abrahamin e pret një kontratë 5-vjeçare me 4 milionë euro në sezon, e cila do të firmoset menjëherë sapo të përfundojë vizitat mjekësore.
Lojtari ka zbarkuar ditën e sotme në Romë, ku është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët verdhekuq, të cilët janë të lumtur me këtë afrim të skuadrës së tyre.



