Skandali te skuadra europiane/ Thuhet se 3 lojtarë përdhunuan vajzën e mitur, reagon edhe klubi

Skandali te skuadra europiane/ Thuhet se 3 lojtarë përdhunuan vajzën e mitur, reagon edhe klubi

Mediat sllovene raportojnë për një skandal të madh te klubi i Olimpija Lujbjana. Thuhet se 3 futbollistë të kësaj skuadre, kanë përdhunuar një vajzë të mitur.

Emrat e lojtarëve nuk janë bërë ende të ditur, por kjo pa dyshim që ka tronditur opinionin sportiv në Slloveni.

Pas raportimeve të shumta në media, ka ardhur edhe një reagim nga klubi i Olimpija Ljubjanës. Këta të fundit thonë se kanë pezulltuar disa lojtarë për shkak se kanë thyer rregullat disiplinore, ndërsa për atë që shkruhet në media, klubi thotë se në rast se kjo rezulton e vërtetë, atëherë ndaj lojtarëve do të merren masa dje toleranca do jetë zero.

“Në media janë duke qarkulluar akuza të rënda në lidhje me disa lojtarë, gjatë përgatitjeve para-sezonale. Ne duam të bëjmë të qartë se Olimpija dënon me forcë akte të tilla, si këto që pretendohen dhe toleranca do të jetë zero nëse vërtetohet se janë të vërteta.

Ne mund të raportojmë se disa futbollistë kanë thyer rregullat disiplinore dhe për këtë arsye janë pezulluar nga klubi. Nuk jemi informuar nga autoritetet për ato që thuhen në media. Ne do të bashkëpunojmë për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën, nëse kjo na kërkohet”, thuhej në komunikatën e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy