Mesfushori i Liverpulit, Roberto Firmino është arrestura nga policia në gjëndje të dehur

Mesfushori i Liverpulit, Roberto Firmino është arrestura nga policia në gjëndje të dehur

Ndëshkimeve të policisë angleze nuk i ka shpëtuar as mesfushori i Liverpulit, Roberto Firmino. 25­-vjeçari është arrestura nga policia e Merseisajd me akuzën se ka qenë duke lëvizur me makinën e tij në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit zyrtar, ai është ndaluar nga patrullat e policisë në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit, në qendër të qytetit të Liverpulit. Futbollisti është lënë i lirë, por do të duhet të dalë para gjykatësve për të marrë dënimin e tij më 31 janar. 

Nuk dihen ende rrethanat e këtij incidenti, por ai mund t’i shkaktojë Liverpulit probleme në të ardhmen.

Kjo është e njëjta datë kur Liverpuli do të përballet me Çelsin në “Anfield” për kampionatin anglez dhe ai mund të mungojë në këtë duel të rëndësishëm në luftën për titull.

Roberto Firmino u ble nga Hofenhaim në verën e vitit 2015 për 29 milion paund. Që nga ai moment, ai ka shënuar 17 gola në 67 ndeshje me ekipin anglez, duke u kthyer në një nga pikat më të forta të tij nën drejtimin e Jurgen Klop. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy