
Humbja e pikëve në këtë fund merkatoje e ka bërë Arsenalin të marrë një vendim inmediat për përforcimet gjatë verës . ‘’ Topchinjtë ‘’ janë të stërlodhur me zvarritjet e viteve të fundit dhe Mikel Arteta në bashkpunim me brazilianin Edu kanë përveshur mëngët për të hapur një dritare shprese për kryeqytetasit .
Manjati Stan Kroenke i ka ofruar mbështetjen absolute spanjollit duke vënë në dispozicion 215 milionë euro për të afruar në ‘’ Emirates ‘’ lojtarët që i bëjnë punë skemave të liderit të stolit .
Lista është shumë interesante dhe ka në përmbajtje emra si Alexander Isak , Calvert- Lewin dhe Ruben Neves . Në lidhje me nordikun , Real Sociedadi ka përcaktuar 90 milionë euro dhe dështimi me Dusan Vlahovic e ka ripozicionuar ndër objektivat kryesorë të ‘’ The Gunners ‘’.
Vera pritet e vrullshme dhe si gjithmonë e paparashikueshme dhe duhet parë nëse suedezi do të ndërrojë ‘’ Reale Arenan ‘’ me ‘’ Emirates ‘’ aty ku e pret një ekip me një nevojë të madhe për lojtarë që dinë të bëjnë diferencën .
Ndërsa anglezi Calvert-Lewin vlerësohet me 72 milionë euro nga Evertoni dhe mund të krijojë një dyshe të frikshme me Alexander Isak tek një Arsenal që tenton rikthimin në Champions League , objektiv që i ka rezultuar shumë i vështirë gjatë viteve të fundit .
Me vetëm 24 vite mbi supe dhe me një të ardhme të shkëlqyer përpara, anglezi mbetet një bast interesant i Mikel Artetas për një Arsenal që kërkon të rikthehet tek trofetë. Për portugezin Ruben Neves mund të thuhet e njëjta gjë sepse ndër vite ka treguar cilësitë e mrekullueshme tek Wolves .
Kreu i presidencës ka vënë në dispozicion 50 milionë euro për të përfituar shërbimet e luzitanit por besohet se ‘’ Ujqërit ‘’ do ta analizojnë me detaje kërkesën e Arsenalit sepse flitet për një nxënës shembullor të Nuno Epirito Santos i cili para pak ditësh humbi Adama Traoren , largim që konsiderohet një minus shumë i madh për të ardhmen .



