Empoli U-19 është shpallur kampione e Italisë, në kampionatin e 19-vjeçarëve. Në këtë mënyrë, dy lojtarët shqiptarë, Kleis Bozhanaj dhe Kristjan Asllani, të cilët luajnë për Empolin në fund kanë ngritur trofeun. Madje Asllani ka qenë edhe protagonist në fitoren e skuadrës së tij, teksa ka shënuar golin e parë të takimit ndaj Atalantës, në finalen që përfundoi me rezultatin 3-5. Në minutën e 28-të të takimit, Asllani pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit, gjuajti fortë nga jashtë zone, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Pas kësaj u shënuan edhe 7 gola të tjerë nga të dyja skuadrat, por në fund finalen e fitoi Empoli. Tensioni ishte i madh në këtë sfidë, teksa këtë e tregojnë edh 3 kartonët e kuq, aty ku De Nipoti dhe Scalvini u ndëshkuan për Atalantën, ndërsa Pezzola për Empolin. Këta të fundit ia dolën që pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfilitës, në fund të shpërblehen me fitimin e trofeut.



