Newcastle i shkel syrin Rudigerit

Newcastle i shkel syrin Rudigerit

Sheiku Al Rumayyan nuk di të ndalet dhe vijon ta ketë të hapur thesin për të lartësuar figurën e Newcastle United .

Bardhezinjtë po e marrin veten dhe janë shkëputur ndjeshëm nga zona e ftohtë në renditje , me 5 fitore jetike në 7 ndeshjet e fundit të cilat kanë rikthyer shpresën në ‘’ St James Park ‘’.

Ndërhyrjet e janarit kanë zhbllokuar këtë Newcaslte që synon të jetë rivali i dikurshëm që ishte pjesëmarrës i rregullt në Champions League dhe luftonte ashpër me më të fortët e Premier Leagues .

Eddie Howe i ka bërë peticionin e rradhës pronarit arab dhe bëhet fjalë për Antonio Rudiger . 

Sipas ‘’ The Telegraph ‘’ edhe Real Madridi me Paris St Germain po mundohen ta largojnë nga ‘’ Stamford Bridge ‘’  por dështimi me Diego Carlosin e ka përshpejtuar aksionin për të firmosur me gjermanin.

Pjesa më e rëndësishme e historisë konsiston në kërkesat e 28 vjeçarit të cilat kanë rezultuar barriera kryesore e Chelseas sepse sipas medias britanike  Antonio Rudiger  pretendon 240 mijë euro në javë , shifër për të cilën fituesit e Champions Leagues akoma nuk janë përgjigjur .

Objektivi i Thomas Tuchel është qëndrimi i lojtarëve kyç për të evituar krijimin e  boshllëqeve sepse mund të ndikojnë tek performanca e mëtejshme e ‘’ Bluve të Londrës ‘’  dhe  mosarritja e akordit me Antonio Rudiger do ti vështirësonte  gjërat për djemtë e ishi-t të Borussia Dortmundit .

Chelsea mbetet rivali për tu mundur në Champions League sepse në Premier League vijon t’ia lërë stafetën Manchester City-t por Newcastle nuk mendon të ndalet deri sa të kompletohet e më pas të bëhet pjesë e elitës .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy