
Sportingu Lisbonës është duke shijuar një moment shumë pozitiv në Champions League .
Fitorja bindëse në ‘’ Jose Alvalade ‘’ ndaj Borussia Dortmundit me shifrat 3-1 i ka tronditur gjermanët duke i kualifikuar portugezët për në fazën me eleminim direkt dhe sigurisht ky fakt nuk i ka shpëtuar Real Madridit . ‘’ Galaktikët ‘’ janë shumë të interesuar për mbrojtësin e kampionëve në fuqi të Portugalisë Pedro Porro i cili ka dëshmuar se e ka lënë pas etapën e vështirë që kaloi tek Valladolid sepse i ka buzëqeshur fati nën drejtimin e Ruben Amorim .
Pas një performance për tu duartrokitur në kombëtaren e Spanjës në ekipet e moshave , kompromisi dhe dëshira për të ecur përpara impresionoi Luis Enriquen i cili e grumbulloi në ekipin e parë gjatë fazës eleminatore për Botërorin e Katarit.
Ky lajm edhe pse konsiderohet shumë entuziazmues për ‘’ Los Blancos ‘’, njëkohësisht interpretohet si një vështirësi sepse spanjollëve do ti duhet ti bëjnë llogaritë me Manchester City-n për ta larguar nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ , ekip që nuk shquhet për ‘’ Ok ‘’ në lidhje me largimin e lojtarëve që kanë spikatur .
Të qënit të drejtuar nga Pep Guardiola arrihet lehtësisht në konkluzionin se katalanasi do të vërë barrierat përkatëse për të mos lejuar largimin e 22 vjeçarit nga ishullorët. Transferimi nga modestët e Gironas tek gjigandët e Premier Leagues në këmbim të 20 milionë eurove , shifër e publikuar nga portali ‘ Transfermarkt ‘ , evidenton se steka për shitjen e mundshme të Pedro Porros mund të ngrihet deri në 25 milionë euro por rruga për madrilenët do të jetë shumë e vështirë për arsyet e sipërpermendura .
16 ndeshje , 3 gola dhe 2 asiste janë statistikat e deritanishme të një ndër nxënësve shembullorë të Ruben Amorim dhe duhet parë se si do të veprojë manjati Florentino Perez për ti bërë një tjetër dhuratë të çmuar skuadrës së zemrës në merkaton e janarit .



