Simone Inzaghi rrezikon shkarkimin

Simone Inzaghi rrezikon shkarkimin

 Pavarësisht kualifikimit për në fazën me eleminim direkt në Champions League , drejtuesit e Interit nuk janë të kënaqur me punën e Simone Inzaghit.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit krijojnë dyshime për arritjen e objektivave dhe tanimë kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të ishi-t të Lazios nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në merkaton vijuese.

Kjo situatë emergjente i ka detyruar drejtuesit e zikaltërve të zhvillojnë një mbledhje për ti vënë pikat mbi i dhe të analizojnë në mënyrë të detajuar të ardhmen për të evituar çdo lloj disavantazhi në ndeshjet vijuese. 

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’ flitet për një paralajmërim , i cili konsiderohet shumë llogjik sepse Interi gjithmonë synon të jetë protagonist në çdo kompeticion .

Italianët mësuan ditën e djeshme rivalin në 1/8-tat e finaleve të Champions Leagues dhe do të ndeshen me Porton , një rival tejet i rrezikshëm , i cili e finalizoi fazën e grupeve si kryesues i grupit B dhe parashikohet se do ti nxjerrë shumë punë ish fituesve të Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy