Real Madridi : Plani B për mesfushën

Real Madridi : Plani B për mesfushën

Në metrat e fundit të sezonit , Real Madridi  e ka marrë shumë seriozisht fuqizimin e mesfushës sepse Dani Ceballos dhe Isco Alarcon janë më tepër jashtë sesa brenda ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.

 Prej kohësh Carlo Ancelotti e ka përqëndruar vëmëndjen tek Aurelien Tchouameni , një lojtar shumë premtues i Monacos por ‘’ Galaktikët ‘’ e dinë se kjo histori mund të ketë një përfundim ndryshe dhe kanë hartuar një tjetër plan për ti shërbyer këtij reparti .  

Në skenë është rishfaqur Corentin Tolisso, ish nxënësi i Carlo Ancelottit tek Bayerni me të cilin italiani ruan marrëdhënie shumë të mira dhe duke ditur se kontrata e francezit merr fund në 30 qershorin e 2022-shit , mundësitë e ‘’ Los Blancos ‘’ për të firmosur me 27 vjeçarin janë shumë të mëdha .

Gjithsesi edhe Interi me Atletico Madridin janë interesuar së fundmi për shërbimet e tij , fakt që thekson se spanjollët nuk do ta kenë aq të lehtë pavarësisht se mund të jenë  të favorizuar për Corentin Tolisson .

 Arsyeja e vështirësisë së operacionit ‘’ Tchouameni ‘’ është se vlera e përcaktuar nga Monaco arrin 60 milionë eurot dhe mund të vërë në rrezik firmosjen me objektivin kryesor për sulmin, Erling Haaland.

 Kështu që leverdia e ‘’ Los Merengues ‘’ në këtë rast është të mos nxitohen dhe të arrijnë transferimin e tij me parametër zero për të mos rënduar arkat , rast nga i cili Corentin Tolisso mund të përfitojë sepse nën drejtimin e ishi-t të tij mund të rikuperojë vlerat  pasi Real Madridi është një skuadër që ta imponon një gjë të tillë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy