
Tek Real Madridi priten shumë ndryshime gjatë merkatove vijuese, duke qenë se përbëhet nga lojtarët më të mirë në botë, të cilët po impresionojnë shumë ekipe në kontinentin e vjetër.
Rodrygo Goes është një ndër to, i cili nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, lojtar që pretendohet nga Liverpooli.
Braziliani ka ditur ti plotësojë me përpikmëri kërkesat e Carlo Ancelottit, trainer që ka lënë gjurmë me cilindo ekip që ka drejtuar në të kaluarën.
Për 23 vjeçarin drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ tanimë e kanë bërë lëvizjen e tyre dhe janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.
Ishi i Santosit të befason atëherë kur nuk e pret, pasi shquhet për aspektin teknik dhe shpejtësinë, dy elementë që e avantazhojnë, sidomos në duelet një kundra një.
Të jesh pjesë e Real Madridit do të thotë se e ke suksesin e garantuar, pothuajse në çdo sezon dhe Rodrygo e ka këtë privilegj.
Deri më tani referenti i kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ numëron 225 sfida me ‘’ Los Blancos ‘’, 100 gola dhe 43 asiste, shifra që demostrojnë aftësitë në metrat e fundit.
Tek Liverpooli po jepet maksimumi për tu konsoliduar në çdo repart, me objektivin e fitimit të titujve, të cilët kanë munguar në vitet e fundit në ‘’ Anfield Road ‘’.
Edhe pse oferta është tunduese, rëndësia në 11-shen e ‘’ Los Merengues ‘’ është e padiskutueshme, element kyç në mbarëvjajtjen e tyre, në çdo kompeticion.



