
Ecuria shumë e mirë e Ronald Araujos me Barcelonën, vijon ti sigurojë pretendentë.
Qendërmbrojtësi është një ndër referentët e padiskutueshëm në këtë repart, për të cilin Bayern Muncheni do të zhvillojë një supersfidë me Manchester City-n.
24 vjeçari konsiderohet tejet i vlefshëm nga Pep Guardiola, një ndër teknikët më të mirë në botë, i cili ka shkruar historinë me ‘’ The Citiziens ‘’.
Anglezët kanë patur disa probleme të theksuara gjatë ndeshjeve në fazën e parë të sezonit, të shoqëruara me rezultate jo të mira dhe ishi i ‘’ Blaugranëve ‘’ do të tentojë medoemos të përforcojë mbrojtjen në pjesën e mbetur të merkatos.
Manchester City konsiderohet një ndër ekipet më të pasur në botë, por gjithsesi s’duhen nënvlerësuar bavarezët, pasi mund ti befasojnë në çdo moment kampionët në fuqi të Champions Leagues.



