
Ekipi i Chelseat pritet të jetë një protagonist i padiskutueshëm në merkaton verore. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ fatmirësisht do të jenë pjesë të Europës në sezonin vijues, edhe pse jo në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Porta mbetet një prioritet për Mauricio Pochettinon, trainer i cili po adaptohet me kalimin e kohës tek kryeqytetasit, skuadër më të cilën e presin sfida shumë të vështira në të ardhmen.
Në orët e fundit anglezët i kanë trokitur në derë Atletico Madridit për të negociuar për Jan Oblak, lajm i bërë me dije nga ‘ As ‘.

Slloveni e ka treguar që është një element i cili bën diferencën poshtë tre shtyllave dhe traineri argjentinas nuk ka asnjë garanci për vijimësinë e Robert Sanchezit, i cili la për të dëshiruar në sezonin e kaluar.
Në aspektin e rendimentit 31 vjeçari slloven është një shkallë më lart se spanjolli dhe një ekip si Chelsea ka nevojë për lojtarë cilësorë, për tu rikthyer sa më shpejt tek titujt.
Sezoni i kaluar ishte i 10-ti tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ por ndoshta milionat e pronarit Todd Boehly mund ta bindin për të lënë ‘’ Wanda Metropolitanon ‘’ dhe të transferohet në ‘’ Stamford Bridge ‘’.



