Materaci: Mourinho te Roma? Do ishte më keq nëse do kishte shkuar te Juventusi

Materaci: Mourinho te Roma? Do ishte më keq nëse do kishte shkuar te Juventusi

Rikthmi i Mourinho-s në Seria A dhe aq më shumë me Romën ka shkaktuar shumë reagime në Itali. Së fundmi për këtë lëvizje ka folur Marco Materaci, ish-futbollisti i Interit që nën drejtimin e Mourinho-s fitoi ‘tripletën’, ndërsa aktualisht ka edhe marrëdhënie shumë të mira me ‘Special 1’.

“Unë do të isha më i befasuar nëse ai do të kishte zgjedhur Juven. Sigurisht për interistët nëse do të kishte zgjedhur Juven ose Milanin do të ishte më keq. Kështu që unë mendoj se ata do ta kuptojnë për gjithë vitet e kaluara me Interin. Dy vjet më parë ai do të ishte kthyer në këmbë.


Ai do të dëgjojë gjithë jetën e tij Roma-Juve, sepse tifozët e Romës ju bëjnë ta përjetoni këtë sfidë. Për të fituar kundër Interit, Murinjo  do të bëjë gjithçka dhe do të kënaqet shumë nëse do t’i mundë”, u shpreh Materaci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy