Atletico insiston për Robin Gosens

Atletico insiston për Robin Gosens

Ndryshimet e shumta që është duke përgatitur Atletico Madridi në lidhje me të ardhmen  vazhdojnë ta mbajnë të fokusuar dhe shumë këmbngulës . ‘’ Los Colchoneros ‘’ kërkojnë ta përmirësojnë 3-5-2 shin e famshëm me transferimin e elementëve cilësorë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ . Diego Simeone i është rikthyer një dëshire të vjetër,  progresi i të cilit ia shton urinë për ta patur në kryeqytetin spanjoll gjatë merkatos së verës .

  Flitet për anësorin e Atalantës Robin Gosens i cili nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit.  Puna e palodhur në një kampionat me një koefiçent të madh vështirësie siç është Seria A ia ka mbajtur hapur gjithmonë derën për provimin e një tjetër eksperience larg Bergamos  ,  por duhet patur parasysh se mbetet një element i padiskutueshëm i të ashtuquajturës ‘’ La Dea ‘’ .  Por dëshira e gjigandëve europianë nuk mbaron vetëm me interesin e Atletico Madridit sepse sipas raportimeve të prestigjozes italiane  ‘’ Tuttomercato ‘’  në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester City me Borussia Dortmundin që do të mundohen t’ia rrëmbejnë Atalantës gjatë merkatos verore .

Paraqitjet e bëra ia kanë ngritur konsiderueshëm vlerën e kartonit sepse aktualisht kap shifrën e 40 milionë eurove , plotësisht e justifikuar nga niveli i Robin Gosens me Atalantën .  Ideja e drejtuesve zikaltër është gjetja e një zëvëndësuesi ideal për krahun e majtë  dhe kanë spikatur lojtarin polivalent të Eintracht Frankfurtit Filip Kostic i cili është shëndërruar në një ndër objektivat kryesorë të tyre për merkaton e verës. Serbi është duke përjetuar një sezon për tu mbajtur mend në Bundesligë sepse ka arritur të shënojë 12 gola dhe 15 asiste  gjatë sezonit aktual dhe është drejt rrugës për tu konvertuar  në një operacionet më interesantë të Atalantës  për sezonin vijues .  Një fakt i tillë do të theksonte një vlerë të shtuar si për ‘’ Los Colchoneros ‘’ ashtu edhe për Gian Piero Gasperinin , trainer i cili është një pjesë shumë e rëndësishme e sukseseve të Atalanta Bergamasca Calcios në sezonet e fundit .

 

   

 

 

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy