Arsenali, i fiksuar pas Martin Zubimendit

Arsenali, i fiksuar pas Martin Zubimendit

Rindërtimi i Arsenalit ka filluar tashmë, skuadër e cila po e reflekton potencialin në Premier League.

‘’ Topchinjtë ‘’ po luftojnë për fitimin e kampionatit, edhe pse do të jetë e vështirë ta ulin nga froni Manchester City-n, me të cilin i ndajnë vetëm dy pikë.

Traineri Mikel Arteta po i bën llogaritë edhe për merkaton e verës dhe një ndër objektivat është Martin Zubimendi.

Mesfushori ofron garanci për të ardhmen dhe momentalisht konsiderohet ndër më të mirët tek Real Sociedadi.

Për largimin e mundshëm nga ‘’ Reale Arena ‘’ drejtuesit e ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ pretendojnë mbi 60 milionë euro, shifër e justifikuar nga rendimenti i 25 vjeçarit në sezonet e fundit.

Nuk është hera e parë që londinezët e synojnë Martin Zubimendin, një lojtar stabël edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

Ylli i bardhebluve besohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, të cilin e presin sfida të vështira, si përshembull Europiani, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani.

‘’ The Gunners ‘’ nuk janë më ai ekipi i disa viteve më përpara, i cili do të rikthehet në Champions League por s’përjashtohet fitimi i një ndër pesë ligave më të rëndësishme të Europës dhe kualifikimi në gjysëmfinalet e kompeticionit më prestigjoz për klube në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy