
Eksperienca e Andriy Lunin tek Real Madridi mendohet se është drejt fundit.
Merkatoja verore do të jetë përcaktuese për fatin e ukrahinasit, tashmë objektiv i Interit.
Mungesa e protagonizmit tek ‘’ Galaktikët ‘’ të jep për të kuptuar se mund ta finalizojë kapitullin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duke qenë se bëhet fjalë për një ekip elite, në Itali dhe kontinentin e vjetër.
Dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ tashmë janë hapur për gardianin e tre shtyllave i cili po zhvillon sezonin e gjashtë tek kryeqytetasit.
Fatkeqësisht nuk ka mundur ta rivalizojë Thibaut Courtois, i padikutueshëm në 11-shen e Alvaro Arbeloas.
Mirëpo cilësitë e 27 vjeçarit as që mund të vihen në diskutim dhe tek ish fituesit e Champions Leagues mund të nisë një eksperiencë ndryshe.
Gjithashtu largimi i mundshëm i Yann Sommerit do t’ia bënte edhe më të lehtë ishi-t të Leganes i cili ka treguar ndër vite se mbetet një portier shumë cilësor.
Drejtori sportiv Juni Calafar po analizon disa skenarë për Andriy Lunin i cili mund të provojë veten shumë shpejt në Serinë A, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.



