Teuta bën skuadrën e madhe, fiton në Durrës dhe kualifikohet në turin e dytë të Europa League

Teuta bën skuadrën e madhe, fiton në Durrës dhe kualifikohet në turin e dytë të Europa League

Teuta ashtu siç pati premtuar ia ka dalë të kualifikohet në turin e  dytë të Europa League, pasi sot në stadiumin Niko Dovana ka fituar pastër 2-0 kundër izraelitëve të Beitar Jerusalem.

Pak çaste pasi nisi ndeshja, sulmuesi Krasniqi gjeti momentin e duhur për të dërguar në rrjetë një kros nga e majta, duke zhbllokuar shifrat. Teuta në vijim ishte e aftë të ruante rezultatin dhe në disa raste të dilte në kundërsulm të shpejtë, por duhet të vinte minuta e 87 për të dyfishuar shifrat. Autori i golit në këtë rast ishte sulmuesi tjetër Rubin Hebaj.

Tani Teuta do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League, ndërsa aventura e Beitar ndërpritet këtu. Si pjesmarrëse në turin e dytë Teuta do të fitojë edhe një shifër të konsiderueshme nga UEFA. Duke përfshirë edhe pjesmarrjen në turin e parë shpërblimi shkon në 500 mijë euro.

Kundërshtarin e radhës Teuta do ta mësojë kur të hidhet shorti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy