Mario Gotze është shprehur se mund të ishte transferuar te Liverpool në verën e 2016, kur ishte pjesë e Bayern Munich.
Sulmuesi gjerman në një intervistë të dhënë së fundmi, zbuloi se asokohe e kërkoi trajneri Jurgen Klopp, por ishte vetë futbollisti që vendosi të mos transferohej në “Anfield”.
Gotze thotë se tashmë është penduar për atë vendim, duke shtuar se duhej të kishte pranuar të transferohej te Liverpool.
Jemi akoma në kontakt me Klopp dhe në atë kohë kemi folur për mundësinë që të shkoja te Liverpool. Asokohe unë nuk kam qenë në një gjendje të duhur mendore për ta marrë në konsideratë atë opsion. Kjo është arsyeja pse nuk ka ndodhur.
Është gjithmonë e vështirë të shikosh mbrapa, por nëse më pyet tani, po jam penduar, duhej të kisha shkuar te Liverpool. Kam marrë një vendim të gabuar, por nuk është një peng i madh.
Klopp ka qenë trajneri që ka pasur ndikimin më të madh në karrierën time. Mund të jetë shumë kërkues: mund të jetë miku yt, por edhe shumë i ashpër në të njëjtën kohë. Të shtyn të bësh paraqitje të mëdha. Kjo është ajo që ka ndodhur me mua atëherë, dhe ka ndodhur me Liverpool tani.



