Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, foli për MCN TV, pas barazimit me Kastriotin.
Magani tha se po lufton shumë që të fusë mentalitetin e fituesit në skuadër, për shkak të historisë. Ai tha se ekipi synon vendin e gjashtë, për “play off”-in.
Nëse i referohemi fushës, ajo e Kastriotit është shumë e vështirë për çdo skuadër. Mund ta kishim fituar ndeshjen. Do e quaja barazim, me një kundërshtar dinjitoz.
Janë gjashtë skuadra në zonën e “play off” që do ndeshen në fund të kampionatit. Vendin e katërt nuk e kapim dot, por do synojmë vendin e gjashtë. Kemi bërë merkato të studiuar, por edhe kemi gabuar. Mendoj që ecuria e deritanishme, nuk është e kënaqshme për mua.
Mos harrojmë, që ajo çfarë unë kërkoj, është që skuadra të rrisë mentalitetin e fituesit. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kastrioti nuk është në pozita komode. Më pëlqeu që ndeshja u transmetua. Kur ndodh kjo, ka më pak gabime nga ne dhe arbitrat.
Me skuadrat që janë sipër, jemi përballur. Përveç Vorës, të tjerët na kanë mundur. Edhe ne kemi pasur problemet tona. Po luftoj shumë që të kthej mentalitetin e fituesit te kjo skuadër që ka shumë histori.



