Tomori ia doli të mposhtë Burrelin në finalen e “play off” në Kategorinë e Parë, e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”. Beratasit triumfuan me rezultatin 2-1, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.
Për skuadrën e Bledar Sinellës shënoi Mikel Canka në minutën e 32 dhe Mario Barjamaj në minutën e 57-të, ndërsa golin e vetëm për Burrelin e shënoi Jasmin Raboshta në minutën e 66-të, i cili një penallti të fituar e shndërroi në gol.
Tomori mori kështu një fitore shumë të rëndësishme, teksa tashmë do të luajë me Kastriotin që e mbylli kampionatin në vendin e tetë në Superiore dhe skuadra që do të fitojë, do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.



