
Manchester United vazhdon të insistojë për riformatimin e ekipit me objektivin e të qënit një pretendent serioz gjatë sezonit të ardhshëm . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ i kanë hedhur sytë tek mesfushori i West Ham United Declan Rice i cili është shëndërruar në një ndër yjet e padiskutueshëm të David Moyes për llogari të londinezëve . Huazimi i Jesse Lingard tek ‘’ The Hammers ‘’ i ka shërbyer mjaftueshëm anglezit për të rikuperuar buzëqeshjen e munguar dhe gjithashtu ka kontribuar ndjeshëm në suksesin e deritanishëm të tyre për arsye se pas 30 javëve të Premier Leagues ruajnë me fanatizëm vendin e 4-tërt në tabelë që i siguron automatikisht pjesmarrjen në Uefa Champions League.
Duke analizuar avancimin e 22 vjeçarit të talentuar ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë arritur në konkluzionin e përfshirjes së Jesse Lingard në këtë operacion për ta shëndërruar në efektiv gjatë merkatos së verës . Sipas The Athletic një hap i tillë do ti shërbente 20 herë kampionëve të Premier Leagues për të ulur disi koston e operacionit të menduar për arsye se sipas drejtuesve të West Ham United vlera e kartonit të Declan Rice arrin shifrën bombastike mbi 100 milionë euro.
Një hap i tillë do ti shërbente arkave të Manchester United për të balancuar disi llogaritë me objektivin e ndërhyrjes fuqishëm në merkato për transferimin e elementëve cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’ i quajtur ndryshe ‘’ Pallati i Endërrave ‘’. Negociatat e pandalura të zëvëndëspresidentit Ed Woodward për të bindur West Hamin në lidhje me shifrën 2 milionë eurove të kërkuar nga Manchesteri për huazimin e Jesse Lingard u finalizuan me sukses , fakt ky që mund të pësojë një ndryshim të madh në rast se kjo skuadër do luajë në kupat europiane sezonin e ardhshëm .
Aktuali vazhdon ti shkaktojë buzëqeshje të shumta mesfushorit të talentuar sepse deri më tani numëron 32 takime dhe 1 gol të shënuar dhe interesi në fjalë automatikisht i krijon shansin për të iniciuar një aventurë të re në karrierë dhe në rast se gjithçka përfundon ashtu siç pritet do të bëhej pjesë e një ndër skuadrave më të famshme të globit .



