
Kukësi u mposht nga Tirana në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku u shënuan plot 5 gola.
Pas ndeshjes, për MCN TV, foli zv.trajneri i verilindorëve Oltion Kërnaja, i cili kishte rezerva për gjykimin.
Dominuam ndeshjen. Doli me karton të kuq lojtari jonë, me vetëm 3 faulle. Kundërshtari bëri mbi 16 faulle dhe asnjë karton. Është e disata herë që ndëshkohemi kështu nga arbitrat. Nuk po mbroj lojtarin e ndëshkuar.



