
Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij barazoi pa gola ndaj Erzenit.
Sipas tij, ndoshta ky është barazimi më i merituar në ndeshjet e fundit, dërsa shtoi se ishte ndeshje me dy tablo.
Në barazimet e fundit,. ndoshta ky është më i merituari. Në ndeshjet e tjera kemi merituar të fitojmë. Ishte ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë dominuam, ndërsa në të dytën Erzeni mund të na shënonte. Mund të them se barazimi ishte rezultati më i drejtë sot. Kishim penallti dhe rastet tona, por edhe Erzeni kishte rastet e veta.
Isha i kushtëzuar, edhe të ndërrimet nëse e shohim. Duhet të ruanim edhe energjitë. Kemi luajtur shumë ndeshjen 4 ndeshje brenda 12 ditëve. Edhe lodhja ndikoi. Nëse do kishim shënuar me penalltinë, do ishim më të qetë dhe do qarkullonim topin e do luanim me nervat e kundërshtarit.



