
Teuta ka zyrtarizuar një tjetër largim. Sulmuesi Blerim Krasniqi ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën durrsake. Kanë qenë vetë këta të fundit që kanë njoftuar largimin e futbollistit. Krasniqi tashmë ka dalë si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për karrierën e tij.
Megjithatë klubi durrsak mendon edhe për rinovimit. Në këtë drejtim, nëpërmjet faqes zyrtare, kanë bërë të ditur zgjatjen e kontratës me Albano Aleksin.
Paraqitjet e treguara nga mesfushori kanë lënë një shije të mirë te drejtuesit, të cilët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me të.



