Real Madridi, insiston për Angelo Stiller

Real Madridi, insiston për Angelo Stiller

  Tashmë dihet se Toni Kross dhe Luka Modriç janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë dhe drejtuesit e Real Madridit kanë filluar të mendojnë për një revolucion në mesfushë.

Xabi Alonso e njeh më mirë se kushdo këtë pozicion dhe po analizon disa alternativa në lidhje me të ardhmen e afërt. Një ndër elementët që më tepër e ka bindur është Angelo Stiller, aktualisht pjesë e Stuttgartit. 

Krerët e ‘’ Los Merengues ‘’ po e studiojnë me detaje këtë rast, për të cilin thuhet se vlera e prishjes së kontratës me gjermanët arrin 36-40 milionë eurot. 

23 vjeçari është në një moment tejet pozitiv në karrierë, i cili po avancon me hapa të sigurtë, pjesë e Stuttgartit prej dy sezonesh. 

Ishi i Bayern Munchenit sigurisht vijon të jetë i entuziazmuar sepse interesi i një gjigandi si ‘’ Los Blancos ‘’ të afron pa dyshim me titujt individualë dhe kolektivë në vijimësi dhe ka deklaruar kështu:

“ Një kalim tek Real Madridi do të ishte një mundësi shumë e mirë për karrierën time ‘’, përfundoi Angelo Stiller.

 Sipas ‘ Defensa Central ‘, për një klub si Real Madridi shifra që pretendon presidenti i Stuttgartit Dietmar Allgaier është mëse e përballueshme por duhet theksuar se pretendentët nuk kanë munguar as nga Premier League. 

Të zëvëndësosh Toni Krossin dhe Luka Modriçin është shumë e vështirë por siç dihet çdo fillim e ka edhe një fund dhe kryeqytetasve i duhet me patjetër ta zgjidhin këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy