Problemet me fushat, Dervishaj: Kjo ndodh edhe jashtë Shqipërisë

Problemet me fushat, Dervishaj: Kjo ndodh edhe jashtë Shqipërisë

I ftuar në emisionin “SportZone” në MCN TV, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF dhe njëkohësisht kryetari i komisionit për investimet dhe infrastrukturën sportive, Arben Dervishaj, foli për problemin e fushave në Shqipëri. Ai tha se probleme me fushat ka edhe jashtë Shqipërisë, por shtoi se ndryshimi me vendet jashtë është mirëmbajtja që bëhet.

Për investimet që bën Federata për stadiume dhe fusha, Dervishaj deklaroi se kjo nuk ndodh për fushatë, por sepse janë projekte.

"Problemet me stadiumet? Periudha e dimrit është shumë e keqe, sidomos kur ka shira. Nuk ndodh vetëm këtu, por edhe jashtë Shqipërisë. Ndryshimi mes Shqipërisë dhe vendeve jashtë, është problemi i mirëmbajtjes. Ne e shikojmë që ka nevojë për fusha stërvitore, jo vetëm për ekipet.

Do investojmë 250 mijë euro në stadiumin e Lezhës. Nuk na i ka kërkuar Bashkia, por duam ta kthejmë në kushte optimale.

Kanë përfunduar dy fusha me bar artificial në Durrës. Të hënën fillon investimi në qytetin e Lushnjës. Me këtë investim ne e plotësojmë të gjithë infrastrukturën, që i duhet skuadrës, por edhe ekipeve të të rinjve. Federata nuk i bën këto investime sepse është fushatë elektorale, por janë projekte.”, deklaroi Dervishaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy