Brdaric flet para ndeshjes me Dinamon: Vllaznia, e kompletuar në çdo repart

Brdaric flet para ndeshjes me Dinamon: Vllaznia, e kompletuar në çdo repart

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka folur para mediave, në vigjilje të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Tekniku i shkodranëve tha se kuqeblutë duhet të japin maksimumin në sfidën e nesërme, duke shtuar më tej se Vllaznia është një ekip i kompletuar në çdo repart.

“Puna në ekip për mua është më vendimtare. Vllaznia është një skuadër, janë tifozët, lojtarët dhe ekipi. Mungesat? Sigurisht që kanë impakt dhe do duhet të bëjmë zëvendësime. Nuk kemi vetëm 11 lojtarë, kemi 24. Gjithsecili ka mundësinë  për të treguar veten. Kemi bërë një punë pozitive, ashtu është edhe ajo që bëjmë. Kemi disa probleme për të zgjidhur edhe gjatë javës.

Të jemi të përqendruar sepse jemi në proces zhvillimi. Të aftë jemi për t’u mbrojtur me të gjithë lojtarët. Duhet të jemi në më shumë se 100 përqind të formës në këtë ndeshje. Futbolli sot kërkon që të jemi agresivë, Dinamo luan mirë futboll dhe e ka treguar. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë.

Konkurrenca duhet të sjellë zhvillim dhe mendoj se ne kemi lojtarë në çdo repart që mund të bëjnë këtë, jemi të kompletuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje e mesfushë, alternativat nuk na mungojnë”, u shpreh Brdaric.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy