Rafael Nadal vazhdon shkëlqimin në tenis. Spanjolli fitoi ditën e sotme titullin e 14-të në “French Open” si dhe titullin numër 22 të Grand Slamit, duke u bërë kampioni më i vjetër në Roland Garros.
36-vjeçari triumfoi pa shumë vështirësi në finalen ndaj Casper Rudd, pasi fitoi tre setet, 6-3, 6-3 dhe 6-0. Më parë, Nadal eliminoi kundërshtarë të vështirë si Djokovic dhe Zverev, për të mbërritur te titulli.
Ky trofe vjen 17 vite më vonë, nga dita kur Nadal fitoi për herë të parë “French Open” në vitin 2005, si një 19-vjeçar.



