
Tërheqja e Toni Krossit nga futbolli dhe largimi i Luka Modricit sigurisht kanë lënë një boshllëk në mesfushën e Real Madridit.
Për shumë vite me rradhë si kroati ashtu edhe gjermani kanë qenë dy referentë dhe fituan gjithçka me ‘’ Galaktikët ‘’ .
Kohët kanë ndryshuar dhe gjatë kësaj merkatoje verore drejtuesit e spanjollëve po japin maksimumin për të shtuar forcat në këtë pozicion.
Së fundmi një tjetër element është përfshirë në listën e trainerit Xabi Alonso, i cili e ka përqëndruar vëmëndjen tek Adam Wharton.
Anglezi mbron ngjyrat e Crystal Palaces, tejet efikas dhe një organizator i shkëlqyer.
21 vjeçari vjen nga një sezon fantastik, i cili fitoi Fa Cup me kryeqytetasit dhe sipas ‘ As ‘ për shërbimet e tij po lufton edhe Manchester City, Liverpooli dhe Manchester United.
Presidenti i Crystal Palaces Steve Parish pretendon të arkëtojë jo më pak se 80 milionë euro për ishi-n e Blackburnit, një shifër e konsiderueshme, e justifikuar nga paraqitjet e tij.
Deri më tani Florentino Perez ka investuar 170 milionë euro për të transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuonon, komponentë që konsiderohen e ardhmja e ‘’ Los Blancos ‘’.
Numri një i stolit është bindur se Adam Wharton duhet të jetë pasardhësi i kroatit dhe gjermanit, të cilin ekspertët e krahasojnë me Andrea Pirlon.
Natyrisht që tek ‘’ Los Merengues ‘’ në periudha të tilla gjithmonë është bërë maksimumi, të cilët konsiderohen një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit.



