
Prej kohësh traineri Ralf Rangnick ka filluar impenjimin për ta rikthyer Manchester United tek titujt . Qëllimi i gjermanit është krijimi i një ekipi solid , i denjë për të përballuar me sukses çdo sfidë në Angli dhe Champions League , aty ku maten forcat ndërmjet më të fortëve të kontinentit .
Talentët shtohen me kalimin e kohës dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë spikatur atë të Aston Villas John McGinn. Boshllëku i krijuar në lidhje me fitimin e titujve është një sinjal alarmi që prej kohësh ka rënë në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’ dhe sipas ‘ Daily Mirror ‘ , drejtuesit e anglezëve kanë dërguar çekun 40 milionë eurosh në zyrat e londinezëve për talentin skocez .
Për 27 vjeçarin, 20 herë fituesit e Premier Leagues do të kenë nga pas presionin e Chelseat dhe Liverpoolit , arsye që evidenton se gabimet mund ta lënë me duar bosh .
John McGinn me sakrificat dhe rendimentin për llogari të ‘’ Luanëve ‘’ renditet ndër mesfushorët më të spikatur gjatë viteve të fundit në Angli dhe interesi i Manchester United e përforcon këtë fakt .
Ishi i Leipzigut ka një përgjegjësi të madhe mbi supe të cilën e imponon bashkjetesa në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe 63 vjeçari duhet të tregohet i kujdesshëm në lidhje me elementët që përputhen me ideologjinë e tij, të cilët do ti rikthejnë ‘’ The Red Devilsat ‘’ tek suksesi .
John Mc Ginn-it i bashkohen edhe Harry Kane, Denis Zakaria dhe Dani Olmo por siç dihet reagimi i skuadrave respektive mbetet një pengesë e vështirë por jo e pamundur për Manchester United .
Mesfushori i lindur në Glasgow ka influencuar dukshëm në sukseset e Aston Villas dhe duke iu referuar sezonit aktual numëron 3 gola në 18 ndeshje dhe secila prej tyre e ka bindur gjermanin se duhet ta ketë pjesë të 11-shes për të ardhmen .



