
Mungesa e titujve tek Juventusi me kohë është pasuar nga zërat për një largim të mundshëm të Massimilliano Allegrit në një të ardhme të afërt.
Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka filluar puna për gjetjen e një tjetër traineri për arsye se italiani mund të largohet nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ në fundin e sezonit.
Humbja e protagonizmit në vitet e fundit, sidomos në Serinë A, duket se do t’ia vërë pikën eksperiencës së 56 vjeçarit në Torino.
Ndërkohë, emri që po përflitet më së shumti në kampin e bardhezinjve është ai i Thiago Mottas, i cili në sezonin aktual po impresionon me Bolognan, skuadër që renditet në vendin e katërt momentalisht.
41 vjeçari po shpalos potencialin tek kuq e blutë, kandidatë për pjesëmarrjen në Europë në sezonin vijues.
Megjithatë, ishi i Milanit do të mbetet një figurë shumë e rëndësishme tek ish rekordmenët e Scudettos, i cili i dërgoi drejt fitimit të titujve në të kaluarën, kryesisht në Itali.
Për ish mesfushorin e Barcelonës mund të thuhet se e ka zhvilluar karrierën si trainer vetëm në Itali, fillimisht tek Spezia, Genoa dhe tanimë tek Bologna, një rival që po impresionon në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.



