Paris St Germain, ofensivë për Julian Alvarez

Paris St Germain, ofensivë për Julian Alvarez

   Julian Alvarez me kalimin e kohës ka bërë hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur. 

Argjentinasi vijon të shkëlqejë edhe tek Atletico Madridin, për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë deçizive.

 Drejtuesit e Paris St Germain kanë hyrë në garë për të firmosur me golashënuesin nga Kordoba i cili  është një pikë referuese tek ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Oferta e Nasser Al Khelaifit i arrin 100 milionë eurot, përfshirë edhe Kang-In Lee i cili ndër vite ka dhënë maksimumin për ‘’ Les Pariziens ‘’. 

26 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, i shoqëruar deri më tani me 19 gola dhe 9 asiste në 47 sfida. 

Pretendimi i sheikut nga Katari është shtimi i forcave në repartin e avancuar, i cili është vënë gjithmonë në gatishmëri të kërkesave të Luis Enriques. 

Duhet theksuar se kontrata e ishi-t të Manchester City-t me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ përfundon në qershorin e 2030-tës. 

Prezenca e kampionit në fuqi të botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ merr fund në qershorin e 2030-tës por gjithsesi pritet që ta analizojë me kujdes këtë interes. 

Kalimi i mundshëm në ‘’ Parque de Princes ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën Julian Alvarezit, duke patur parasysh se kuq e blutë janë një ekip i ndërtuar për të fituar trofe të rëndësishëm në çdo sezon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy