Alex Baena, me pretendentë në Serinë A

Alex Baena, me pretendentë në Serinë A

Momenti pozitiv i Villarealit ka nxjerrë në pah vlerat e disa lojtarëve .

Unay Emery po bën një punë për tu duartrokitur me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’, ekip që konsiderohet një destinacion cilësor për shumë klube të njohura gjatë merkatos.

Mesfushori Alex Baena po shkëlqen në çdo sfidë me spanjollët dhe pas Manchester City-t , Liverpoolit , Arsenalit dhe Chelseat edhe disa pretendentë nga Seria A janë interesuar për 21 vjeçarin.

Ekipi nga Castellon falë Unay Emery-s është shëndërruar në një rival tejet të vështirë dhe ambicioz në Spanjë dhe Conference League , kompeticion ku kryeson grupin C me katër fitore rradhazi dhe në Primera Division është afër vendeve që të dërgojnë në Europë .

Sigurisht kjo periudhë në njëfarë mënyre rrezikon edhe largimin e lojtarëve gjatë merkatos , si përshembull protagonistit në fjalë . 

Interesi i tyre ka rezultuar një sinjal alarmi në ‘’ La Ceramica ‘’ duke detyruar drejtuesit të marrin me shpejtësi një vendim korrekt, të cilët pretendojnë rinovimin me Alex Baena-n deri në 2025-sën, të shoqëruar me rritjen e klauzolës së prishjes së kontratës , vlerë e cila aktualisht arrin 35 milionë eurot.

Puna intensive e ishi-t të Sevillas i dha rezultatet me fitimin e Europa Leagues , sukses që ndryshoi historinë e Villarealit, i cili i ka impulsuar për të vijuar në të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy