Mariglen Zhivani, gazetar sportiv, analizoi në studion e MCN Informacion ecurinë e skuadrës së Vllaznisë. Ai tha se ndeshjet e mbetura do t’i japin asaj mundësinë të rikthehet aty ku e ka vendin.
Skuadra duhet të rimarrë qetësinë dhe shpirtin e garës. Dëmtime padyshim që ndikojnë te çdo skuadër. Vllaznia i ka pasur të shumta dëmtimet e lojtarëve titullarë. Ka mungesë rotacioni dhe ndonjëherë edhe duket sikur skuadra ka ngecur. Por besoj se në 3 ndeshjet e mbetura do të rikthehet aty ku e ka vendin.



