
Pas vendimit të Lionel Messit për t’iu bashkuar Inter Miamit edhe Neymar Junior mund të bëjë gati valixhet për tu larguar nga Paris St Germain.
Braziliani në orët e fundit ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’ , lajm i bërë me dije nga e përditshmja ‘ Sport ‘.
Ishi i Santosit shkëlqeu në të kaluarën dhe formoi një treshe magjike me argjentinasin dhe Luis Suarezin , duke i shëndërruar ‘’ Los Cules ‘’ në një kundërshtar të pathyeshëm në çdo kompeticion.
Në 2017-tën , kuq e blutë arritën akordin me Neymarin për 222 milionë euro por gjatë këtyre viteve gjithmonë është përfolur për rikthimin tek spanjollët.
Megjithatë, edhe pse 31 vjeçari është shprehur i gatshëm madje për të reduktuar përfitimet , traineri Xavi Hernandez vijon skeptik për rikthimin e numrit 10 të ‘’ Seleçaos ‘’ tek ekipi me të cilin fitoi gjithçka .
Asi brazilian përfundoi sezonin e 6-shtë tek Paris St Germain , skuadër që ndër vite tenton fitimin e Champions Leagues por fatkeqësisht nuk ka mundur ta arrijë ende objektivin .



