Sfida me Moldavinë, Hysaj: Krahun e majtë nuk e bëj me qejf, te luajmë si me Poloninë

Sfida me Moldavinë, Hysaj: Krahun e majtë nuk e bëj me qejf, te luajmë si me Poloninë

Kapiteni Elseid Hysaj, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme, ku Shqipëria do të përballet me Moldavinë. Hysaj deklaroi se skuadra duhet të jetë e fokusuar te ndeshja, për të marrë fitoren dhe nuk duhen nënvlerësuar kundërshtari. Sipas tij, Shqipëria duhet të bëjë lojën si ndaj Polonisë, ndërsa i pyetur për pozicionin ku dëshiron të luajë, tha se i pëlqen krahu i djathtë. "Normalisht që Moldavia ka skuadër të mirë dhe që ka kualitet, në dy ndeshjet e fundit e ka treguar. Nuk është se duhet të shpejtojmë lojën tonë për të shënuar sa më shpejt. E dimë se një ndeshje luhet 90 minuta, ndaj duhet të jemi të qetë në fushë, të bëjmë atë që duhet bërë në stërvitje dhe mendoj se mund t’ia dalim mbanë. Unë e di që jam më mirë djathtas, se e kam më të thjeshtë të luaj me të djathtën. Majtas është një plus, por nuk është se e bëj me shumë qejf as në Itali. Ma kërkon trajneri dhe bëj maksimumin, djathtas jam më i qetë dhe jam më i lirshëm me lojën. Nuk ka ndeshje të lehta, ne e kemi provuar që me skuadrat e vogla, edhe pse në letër të lehta, e kemi pësuar. Të gjithë e dimë që nuk ka të lehta, duhet përqendrim. Nuk duhet të na marrë entuziazmi dhe qejfi i tifozëve që të fitojmë sa më shpejt, kemi lojën tonë e lojtarët që duhet të shfrytëzojmë në aspektin sulmues, thjesht të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Edhe unë kam qejf që të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Duhet të jemi në fushë, një skuadër kompakte dhe grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, do të kemi një rezultat të mirë ndaj Moldavisë. Po kuptojmë më shumë trajnerin, me kalimin e kohës po mësojmë atë që kërkon Silvinjo. Po mësojmë si të futemi në fushë dhe të kemi taktikat tona të lojës dhe të shfrytëzojmë pjesët që trajneri ka vënë re që mund të jenë të rrezikshme.", tha Hysaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy