Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka festuar sot para tifozëve të tij në "Santiago Bernabeu" trofeun e “Topit të Artë”, të cilin ai e fitoi pak javë më pare.
Drejtuesit e “Los Blancos”, kishin përgatitur një ceremoni speciale për të, duke ftuar në fushë legjendat e klubit që kishin fituar në të kaluarën këtë trofe.
Në fushë bashkë me të ishin legjendat si Figo, Gento, Owen, fenomeni Ronaldo e Zidane, të cilët uruan portugezin për Topin e katërt të Artë në karrierë, ku edhe pozoi në Bernabeu.
Por ai mori mesazhe edhe nga ekrani i Bernabeu nga dy ish-lojtar të tjerë madrilen si Cannavaro e Kaka.
Ronaldo prezantoi “Topin e Artë” por edhe ata që I kishte fituar më parë, në fillim të ndeshjes kundër Granadas, ku edhe ishte përsëri protagonist pasi shënoi edhe një gol.
Ai u ndje shumë I lumtur për këtë përgatitje që I kishte bërë klubi dhe pas ndeshjes i uroi të gjithë. “Faleminderit të gjithëve për këtë festim të mrekullueshëm”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij në “Twitter”.



