
I mbetur pa skuadër nga vera e këtij viti kur u largua nga Reggiana, mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti po përgatitet për një aventurë të re. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ajeti është në negociata të avancuara për të kaluar te skuadra e Padovas.
Këta të fundit militojnë në Serie C dhe po kërkojnë për një lojtar në prapavijë. 28-vjeçari shqiptar është zgjedhja e parë dhe gjithçka pritet të mbyllet në orët e ardhshme.
Në Itali bëjnë me dije se ish-mbrojtësi i Torinos dhe Crotones në Serie A, do udhëtojë për vizitat mjekësore dhe më pas firma në kontratë. Pritet që nëse gjithçka shkon si duhet, Ajeti të bashkohet me Padovan nesër në stërvitje.



