U rikthye te Vllaznia, Balaj: Fitimi i Kupës nuk jep emocione, duam titullin kampion

U rikthye te Vllaznia, Balaj: Fitimi i Kupës nuk jep emocione, duam titullin kampion

Sulmuesi Bekim Balaj, u transferua te Vllaznia në këtë merkato janari. Vetë sulmuesi, duke folur për këtë transferim, u shpreh se Vllaznia ka një projekt ambicioz, ndërsa shtoi se synohet fitimi i titullit kampion.

Balaj deklaroi se fitimi i Kupës së Shqipërisë nuk jep më shumë emocion te Vllaznia, referuar faktit se e kanë fituar dy herë radhazi tashmë.

Emocionet mund t’i quaj të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur madje. Vllazninë e ndjek gjithmonë.

Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion. Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin.

Unë vetëm dje kam bërë stërvitjen me ekipin, por do të jem gjithmonë gati. Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep më emocione.

Është herët për të thënë. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur. Ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët.

Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare. Dihet që tifozeria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë. Shpresoj që të arrijmë një fitore që ta mbushim sa më shpejtë stadiumin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy